Nga përgjidhja deri në ardhjen në Greqi

Mbasi të keni aplikuar në formën që jepet në këtë portal (formën do e gjeni këtu https://www.punenegreqi.gr/apliko-per-pune/) dhe të jetë bërë përzgjedhja juaj, duhet të ndiqen disa hapa deri në momentin e ardhjes në Greqi.

Këto hapa do ju sigurojnë që ardhja juaj në Greqi do jetë e kontrolluar për sa i përket problemeve shëndetësore (Covid2019) dhe mbi të gjitha e ligjëshme. Pra do hyni në Greqi me leje qëndrimi dhe jo me 3 mujorsh.

Pra mbasi të jeni përzgjedhur do ndiqen këto hapa

  • Mbasi të jetë bërë përzgjedhja, punëtorëve do u kërkohen të dërgojnë pasaportën për ndjeken e proçedurës të mëtejshme, që është nxjerrja e lejes së hyrjes në Greqi, pagesa e testit për Covid 2019 etj Të gjitha këto shpenzime i merr persipër punëdhënësi në Greqi
  • Lista me te dhënat e punonjësve të ftuar do dorëzohen në drejtorinë e decentralizuar të emigracionit në periferitë përkatëse në Greqi, si dhe ne pikën kufitare të Kapshticës. Mbasi të miratohen listat do i dorëzohen firmës të transportit , firmë e cila zgjidhet nga koperativa. Firma e transportit do lajmëroj punënjësit si dhe do bëj koordimimin e nisjes së tyre në Greqi.
  • Udhëtimi i punonjësve do të bëhet me autobusë, ekskluzivisht me firmën e përzgjedhur prej kooperativës, e cila zbaton rreptësisht protokollet e sigurisë së caktuara prej qeverisë greke.
  • Kosto e udhëtimit paguhet nga punonjësi i ftuar. (Vlerësohet se do të jetë 30-50 euro)
  • Testet do të bëhen brenda në autobusët në të cilët do të udhëtohet, në piken kufitare të Kapshticës dhe në vazhdim ato do të dërgohen në laboratorët e kontraktuar në Selanik.
  • Deri në përfundim të analizave, punonjësit do të karantinohen në njësite e akomodimit të përzgjedhura prej kooperativës.
  • Nuk do të pranohen të kalojnë qytetare në formë spontane, por vetëm në mjetet e kompanisë të autorizuar dhe certifikuar për procesin në fjalë.
  • Procedurat do të plotësohen brenda dy ditësh dhe në vazhdim, kompania e udhëtimit rakordon lidhur me lëvizjen e punonjësve dhe dorëzon listën e udhëtimit pranë organeve policore kufitare shqiptare dhe greke, të cilat kryejnë edhe kontrollet e sigurisë.