Proçedura

Mes Greqisë dhe Shqipërisë u arrit marrveshje e cila parashikon punësimin sezonal me procedura të përshpejtuara të 7-10.000 shtetasve shqiptare, të cilët do të punësohen me të drejta të plota në Greqi

Do ndiqen dy proçedura.

Proçedura e parë është proçedura për punonjësit që kanë punuar edhe herë të tjera në Greqi, të dhënat e të cilëve i kanë punëdhënësit.

Proçedura e dytë është për personat që interesohen të punojnë në punë sezonale në Greqi. Ato persona janë të ftuar të aplikojnë tek ky portal. Për më shumë klikoni këtu https://www.punenegreqi.gr/apliko-per-pune/

Për sa i përket proçedurës së parë do ndiqet kjo rrugë

Për punëdhënësit grek

Prej së hënës datë 4 maj dhe deri në 20 qershor, të gjithë punëdhënësit greke që janë të interesuar për të punësuarit sezonale,të aplikoje pranë kooperativave bujqësore të rajoneve të tyre me dokumentat si më poshtë.

1-Kërkesa me shkrim pranë kooperativës.

2-Formulari i deklaratës së përgjegjësisë personale të punëdhënësit.

3- Fotokopje të pasaportës së punonjësit të ftuar për punësim

4-Deklaratë financiare e fermerit për vitin 2019.

5-Faturë pagese 100 euro për çdo të ftuar(pagese në banke për llogari të shtetit grek)

6-Pagesë 80 euro për testin e CoVid, e cila do të bëhet në bankë, për llogari të kompanisë së përzgjedhur për testin.

Pagesat do të zbriten nga taksat gjatë muajve në vazhdim.

Lista me te dhënat e punonjësve të ftuar do dorëzohen në drejtorinë e decentralizuar dhe ne pikën kufitare të Kapshticës. Mbasi të miratohen listat do i dorëzohen firmës të transportit , firmë e cila zgjidhet nga koperativa. Firma e transportit do lajmëroj punënjësit si dhe do bëj koordimimin e nisjes së tyre në Greqi.

Të punësuarit duhet të ndjekin këto rregulla

1-Udhëtimi i punonjësve do të bëhet me autobusë, ekskluzivisht me firmën e përzgjedhur prej kooperativës, e cila zbaton rreptësisht protokollet e sigurisë së caktuara prej qeverisë greke.

2- Kosto e udhëtimit paguhet nga punonjësi i ftuar. (Vlerësohet se do të jetë 30-50 euro)

3-Testet do të bëhen brenda në autobusët në të cilët do të udhëtohet, në piken kufitare të Kapshticës dhe në vazhdim ato do të dërgohen në laboratorët e kontraktuar në Selanik.

4-Deri në përfundim të analizave, punonjësit do të karantinohen në njësite e akomodimit të përzgjedhura prej kooperativës.

5-Nuk do të pranohen të kalojnë qytetare në formë spontane, por vetëm në mjetet e kompanisë të autorizuar dhe certifikuar për procesin në fjalë.

6-Procedurat do të plotësohen brenda dy ditësh dhe në vazhdim, kompania e udhëtimit rakordon lidhur me lëvizjen e punonjësve dhe dorëzon listën e udhëtimit pranë organeve policore kufitare shqiptare dhe greke, të cilat kryejnë edhe kontrollet e sigurisë.